sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Berisha: U dëmtova dhe mendova se karriera mori fund, fillova të qaj

Valon Berisha do të luajë në sezonin e ardhshëm me klubin e Reims. Francezët paguan 4.3 milionë euro te Lacio, me bardhekaltërit që e kishin huazuar te gjermanët e Dyseldorf. Së fundmi, mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka dhënë një intervistë për “Zëri.info”, ku ka treguar për një moment të vështirë në karrierë teksa në kohën kur aktivizohej për Elfsborgu në Suedi, pësoi një dëmtim të rëndë në ligament.

“Isha 20 vjeç, jetoja në Norvegji dhe bëra një provë tek Elfsborgu i Suedisë. Pësova lëndim, dëmtova ligamentin krucial dhe aty mendova se mori fund karriera si futbollist. Fillova të qaj.

Më duhet të them se kam pasur shumë mbështetje nga futbollistë që kanë pasur dëmtime të tilla. Ky lëndim më ndihmoi që të punoj më shumë më pas”, u shpreh Berisha. /VipSport.al/