sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Batha nuk e ka mbyllur me Tiranën: Pres oferta nga jashtë, “Air Albania” na sjell fat

Idi Batha uron që ky sezon i tij me Tiranën të mbyllet me një sukses të dyfishtë, e ai të mund të festojë duke ngritur lart edhe Kupën e Shqipërisë. Këtë mesfushori e ka shprehur para gazetarëve sot, në konferencën e fundit para sfidës me Teutën.

Megjithatë, ai ka zbuluar se ende nuk ka hequr dorë nga ideja për t’u larguar nga Superiorja për një eksperiencë jashtë, ndonëse i premton besnikëri bardhebluve sa i përket kampionatit shqiptar.

Si duket finalja e Kupës pasi ke fituar titullin?
Finalja e Kupës mbetet për t’u fituar. Normalisht meriton vlerësim maksimal nga ana jonë dhe shpresoj ta arrijmë me sukses.

Si është fryma në skuadër?
Pa diskutim që do të japim maksimumin dhe do ta vlerësojmë shumë si ndeshje. Ekipi, si të thuash, ka një gjendje “ekstaze”, pasi sapo fituam titullin. Në fund të fundit, është një trofe dhe e kemi synimin tonë ta fitojmë dhe Kupën e Shqipërisë.

Teuta ka qënë një kundërshtar i vështirë pasi keni ndarë pikë të barabarta në kampionat. Si e vlerësoni ndeshjen?
Mendoj dhe shpresoj të bëhet një ndeshje e bukur për gjithë sportdashësit. Teuta është skuadër e fortë dhe ka treguar vlera në këtë kampionat. Mendoj se do jetë ndeshje e vështirë, por e bukur.

Fituat titullin e parë kampion me Tiranën, ju nxit ideja të hapni një cikël fitues? A do e rinovoni kontratën?
Do të më pëlqente të krijonim një grup, që ta zhvillojmë historinë e Tiranës. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë. Me 2-3 afrime cilësore, ekipi mund të shkojë shumë lart. Sa i përket rinovimit, përsëris veten. Në Shqipëri mendoj se do të jem lojtar i Tiranës. Presim diçka jashtë Shqipërisë.

Finalja luhet në “Air Albania”. Kush është i avantazhuar?
Në një finale nuk ka favoritë. Mendoj dhe shpresoj që ta fitojmë ne, sepse duke parë dhe ecurinë tonë në “Air Albania”, ku nuk kemi pësuar asnjë humbje, ky është fati ynë.

Sa ju penalizon fakti që në Champions do të luani shumë shpejt, duke menduar anën fizike?
Ekipi është shumë mirë fizikisht. Gjatë pandemisë ishte një pushim shumë i gjatë dhe skuadra është në ritmin e duhur, prandaj nuk më duket asgjë e çuditshme. /vipsport.al/

more recommended stories