sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Bardheblutë luajnë për dopietën, Egbosë nuk i “përgjigjen” në apel disa titullarë

Dita e sotme është mbyllësja e këtij sezoni, teksa Tirana do të sfidojë Teutën për të vendosur fituesin e Kupës së Shqipërisë. Në “Air Albania” bardheblutë vijnë me disa probleme dhe pritet të mos kenë formacionin standart të përdorur nga Egbo gjatë fazës së nxehtë të kampionatit.

Kjo për arsye se Elton Kale vazhdon të ketë probleme në shpatull dhe nuk është stërvitur normalisht para kësaj ndeshje. Shqetësime fizike në kofshë kanë patur edhe Jurgen Çelhaka dhe Agustin Torasa, megjithëse duhet të themi se të dy janë stërvitur me grupin dhe mund të sakrifikojnë për të qenë të pranishëm në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Gjithashtu, për arsye shëndetësore, Gentian Muça nuk është paraqitur dje në stërvitje dhe vështirë se do arrijë ta nisë këtë ndeshje nga minuta e parë. Ndërkohë, Grent Halili dhe Tefik Osmani kanë shfaqur probleme dhe nuk janë stërvitur me grupin. Probleme të mëdha për Egbo, të cilit do i duhet të administrojë edhe kushtet fizike të lojtarëve sepse përpara janë ndeshjet e Champions, që në para vlejnë disafish më shumë se Kupa. /vipsport.al/