sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Bajram Jashanica lë Skënderbeun dhe Superioren, prezantohet në klubin e ri

Bajram Jashanica ka vendosur t’i japë lamtumirën futbollit në Superiore për t’u kthyer përsëri në Kosovë e vazhduar atje karrierën e tij. Mbrojtësi i cili shkëlqeu me fanellën e Skëndebeut dhe ui ndal vetëm nga nëj pezullim dyvjeçar për doping, ka vendosur të largohet përfundimisht nga korçarët, ndërsa ka refuzuar edhe ofertat që i kishin mbërritur këto ditë nga klubet e tjera të Superiores.

Lojtari ka vendosur që t’i bashkohet ekipit të Ballkanit të Suharekës në Kosovë, për të vazhduar atje karrierën e tij, në pritje të një transferimi në një kampionat më të rëndësishëm, edhe pse për momentin i mungojnë oferta të tilla. Ballkani këtë vit nuk ia doli që të siguronte një vend në Kupat e Europës, edhe pse ishte deri në fund në garë si për titullin kampion, ashtu edhe për Kupën e Kosovës.

Me afrimin e Jashanicës, rregullohet një nga repartet më të rëndësishme të kësaj skuadre dhe bëhet përsëri një ng arivalet e forta për titull në sezonin e ardhshëm. Nuk dihet ende kohëzgjatja e kontratës së 29-vjeçarit i cili në karrierën e tij ka luajtur për Hysin, Besën e kavajës dhe Skënderbeun para se të firmoste për Ballkanin. /vipsport.al/