sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ata e urrejnë, por Kamberi e bëri të tijën, sulmuesi i jep lamtumirën tifozëve të Hibernian

Ky sezon i Florian Kamberit ka qenë shumë intensiv dhe me ulje ngritje. Nisi te Hibernian dhe më pas u huazua në janar te Reinxhers, duke bërë një hap të madh në karrierë, me shpresën se Xherrard do bindej dhe do e blinte kartonin e tij. Kjo shpresë e madhe e çoi sulmuesin “të harrojë” shpejt tifozerinë e Hibernian dhe të shprehë dashurinë ndaj atyre të Reinxhers.

Skocia është shumë më ndryshe se Anglia dhe të tilla deklarata rëndojnë. Te Kamberi peshuan aq shumë, sa Hibernian e përjashtoi nga ekipi dhe trajneri e tha publikisht: “Sa më shpejt të largohet, aq më mirë do ishte për të dy palët”. Kjo ndodhi pasi Reinxhers nuk u bind dhe e shtyrë nga pandemia vendosi të mos investojë te sulmuesi i kombëtares sonë.

Hibernian e “përzuri” dhe St. Galen është “streha” e re e sulmuesit të lindur në Zvicër. Ata nuk e duan fare, por Kamberi e bën adetin, i jep lamtumirën tifozëve të Hibernian, që brohoritën për të gjatë dy viteve e gjysëm, ku arriti të gjejë rrugën e rrjetës 29 herë. Përveç atyre të Hibernian, edhe ato të Reinxhers e merituan një përshëndetje të Kamberit.

“Kanë qenë dy vite e gjysëm shumë të shpejtë në Skoci dhe tani është koha për një tjetër sfidë në vendlindjen time. Falëminderit për të gjithë te Hibernian, që më dha mundësinë të jetoj dhe të punoj në një qytet të mrekullueshëm. Falëminderit Reinxhers për mundësinë e madhe që më dha dhe për eksperiencën. Një falenderim special për të dy tifozeritë e zjarrta dhe mbështetjen e madhe. I uroj fat të dy ekipeve në të ardhmen”, shkruan Kamberi. /vipsport.al/