sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Arrihet marrëveshja, Sançez përfundimisht i Interit, zbulohen detajet financiare

Inter ka arritur marrëveshje me Mançester Junajtid për blerjen përfundimtare të Aleksis Sançez. Kiliani këtë sezon e ka kaluar si i huazuar në Milano, ku humbi një pjesë të madhe të sezonit për shkak të një dëmtimi në tendinë, por pas ndalesës së pandemisë është treguar vendimtar për ekipin e Kontes.

Trajneri është bindur nga paraqitjet e sulmuesit dhe ka udhëzuar Marotën të blejë shërbimet e tij. “Corriere della Sera” raporton se drejtuesi i lartë zikaltër ka gjetur akordin me anglezët për shifrën e 15 milionë eurove dhe zyrtarizimi i Sançez do të bëhet pas ndeshjes me Getafen në Europa League (luhet më 5 gusht).

Italianët shtojnë se Sançez ka pranuar të ulë ndjeshëm pagën e tij prej 15 milionë eurosh, me kushtin që zikaltërit t’i akordojnë kontratë për tre vitet e ardhshme. 31-vjeçari luajti në 22 ndeshje këtë sezon si zikaltër dhe arriti të gjejë rrjetën katër herë dhe të dhurojë nëntë asiste për shokët e tij. /vipsport.al/