sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Arapi: E meritonim se kemi patur përballë ekipe më të forta, vitin tjetër jemi për titull

Teuta arriti të përmbyllë me sukses një sezon shumë të komplikuar, të cilin e nisën me pretendime për titullin, por e përfunduan me fitoren e Kupës, përballë fitueses së titullit, Tiranës. Për durrsakët një nga lojtarët më të rëndësishëm në këtë sezon të çuditshëm ishte kapiteni Renato Arapi. Durrsaku shpreh lumturinë e tij për “Super Sport” dhe tregon strategjinë e tij, që Teuta sezonin e ardhshëm të luftojë për titullin.

“Çdo trofe ka emocion të veçantë, aq më tepër kur e merr me qytetin e lindjes pas shumë vitesh. Shpresojmë të vazhdojmë kështu, me 3-4 përforcime ky ekip ka potencialin të konkurrojë edhe për titull. Kryesoja është që të ruhet baza e ekipit, përforcimet të jenë të kujdesshme e cilësore, nuk duhet të harrojmë që lëvizjet e shumta t’i bëjnë dëm ekipeve e shpresoj që të jenë të kontrolluara.

Një lojtar që mund të zëvendësojë Kallakun është Rroca. Çdo ekip që pretendon kampionatin duhet të ketë 16-17 lojtarë që te këtë në stol, të jetë sa më i plotë. Ne kemi pasur Kupën më të vështirë se Tirana se kemi qëne kundër me ekipe më të forta. Dua të falënderoj stafin e mëparshëm, e krijuan ata grupin e kanë merita.

Pas ardhjes së Martinit, kryesorja ishte te harmonia, gjatë kohës së pandemisë ndihmoi në stërvitjet individuale, kemi pasur program që e kemi ndjekur me rigorizitet, na ndihmoi se shumë nuk ishin gati. Nëse projekti vazhdonm tifozet do kthehen se janë sportdashës, duan një shtysë që të kthehen”, përfundoi mbrojtësi. /vipsport.al/

more recommended stories