sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Apolonia vjen me prurje të re në staf, Mërgjyshit i bashkohet ish-trajneri i Luftëtarit

Apolonia është një nga skuadrat me akademinë më produktive në vendin tonë dhe frytet e punës ndër vite, te fierakët u shpërblye këtë sezon, kur arritën të ngjiten në Kategorinë Superiore. Liga më e rëndësishme në vendin tonë ka nevojë përgatitje më të madhe një staf më me eksperiencë e fierakët e dinë shumë mirë këtë dhe kanë nisur të ndryshojnë administratën e tyre.

Artan Mërgjyshit i është shtuar një pjesëtar i ri në staf, që mund të themi se është një afrim “luksi”. Nikolin Çoçlli do të jetë ndihmëstrajneri i ri i fierakëve për sezonin e ardhshëm. Ai do të ndihmojë Mërgjyshin me ekspëriencën e tij dhe njohuritë e mira që ka për Superioren, pasi këtë edicion ai ka drejtuar për disa muaj Luftëtarin në Superiore, ku arriti të krijojë një grup me të rinj dhe tu marrë pikë skuadrave si Teuta e Kukësi.

Tashmë ai do të ketë një tjetër sezon në Superiore, këtë herë si ndihmës i Mërgjyshit te Apolonia, me qëllim mbajtjen e fierakëve në elitën e futbollit shqiptar dhe vijimin e projektit interesant, që presidenca bardhejeshile ka nisur. Siç duket nga fotot, ai është prezantuar ditën e djeshme te stafi dhe lojtarët dhe do të jetë krahu i djathtë i trajnerit Mërgjyshi. Çoçli zë vendin e Orges Çukos, i cili tashmë do të marrë një tjetër pozicion në klub, në akademinë fierake. /vipsport.al/