sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Apolonia përforcon radhët me futbollistë të rinj, vijnë Ndraxhi e Aliaj

Apolonia ka filluar që dje stërvitjen për të përgatitur sezonin e ri në Kategorinë Superiore dhe bashkë me të edhe merkaton për të përforcuar radhët e skuadrës. Nga sa bëhet e ditur, në Fier kanë zbarkuar edhe afrimet e para që kanë nisur punën nën drejtimin e Mërgjyshit.

Kanë munguar me leje nga klubi porieri Çako si dhe Zaimaj e Ejoh. Ndërkohë që janë parë dy lojtarë të rinj dhe bëhët fjalë per Glejdis Ndraxhin dhe Klajdi Aliajn.

I pari, prodhim i skuadrave të moshave të Teutës, ka luajtur edhe me Erzenin e Besën në vitet e kaluara. Ndërsa i dyti vjen nga Vlora ku ka luajtur kryesisht me ekipjn U19 të Flamurtarit, por në sezonin e fundit ka gjetur hapësira për të debutuar edhe me skuadrën e parë të klubit vlonjat. /vipsport.al/