sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Apolonia me plane të qarta për të ardhmen, do ndërtohet qendër stërvitore në “Loni Papuçiu” 

Apolonia është një nga klubet, ku është punuar më shumë te akademia gjatë viteve të fundit. Fierakët sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë Superiore dhe organika e tyre përfaqësohet nga lojtarë të rritur në gjirin e klubit fierak.

Për të vazhduar akoma më tej është e nevojshme një infrastrukturë akoma më e mirë dhe puna në Fier ka nisur. Përveç projektit të stadiumit të ri, i cili ende nuk ka nisur, drejtuesit vendorë atje kanë vendosur të japin një tjetër ndihmë për futbollin dhe sportin në përgjithësi.

Stadiumit aktual, “Loni Papuçiu” do i shtohet një tjetër sektor në pjesën pas portës. Në këtë hapësirë punimet kanë nisur dhe do të ndërtohen pista të ndryshme dhe hapësira të tjera multifunksionale, që do ndihmojnë jo vetëm futbollistët, por edhe atletët e qytetit të Fierit.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetari i bashkisë, Armand Subashi, i cili në rrjetet sociale shkruan: “Pjesa veriore e stadiumit ‘Loni Papuçiu’, së shpejti do të kthehet në një qendër stërvitore multi-funksionale dhe me standard bashkëkohor”. /vipsport.al/