sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Ankand I hapur për Kumbullën, Lacio dhe Interi përmirësojnë ofertat për mbrojtësin

Veronës dhe Marash Kumbullës do t’I duhet thjesht të zgjedhin ofertën më të volitshme ekonomike dhe sportive këtë verë, pasi për lojtarin shqiptar është hapur një ankand i mirëfilltë për të siguruar shërbimet e tij. Napoli është tërhequr pasi e sheh se lojtari nuk ka interes për t’u transferuar në klubin e De Laurentis, por Interi dhe Lacio po bëjnë një garë të ndezur për të siguruar shërbimet e djaloshit.

Mediat italiane raportojnë se Igli Tare vazhdon të përmirësojë pak nga pak ofertën për mbrojtësin shqiptar. Edhe pse ai ka folur vazhdimisht me presidentin e Veronës, nuk përmbush ende kërkesat e tij financiare, ndonëse ka çuar shifrat deri në 17 milionë euro, duke ofruar edhe kartonin e Andre Anderson.

Megjithatë, oferta laciale mbetet më e ulët se ajo e Interit, që është gati të paguajë menjëherë 23 milionë euro për ta vendosur mbrojtësin shqiptar nën urdhërat e trajnerit Antonio Konte. Palët vazhdojnë të diskutojnë mes tyre por për momentin, oferta zikaltër duket në avantazh.

Ndërkohë, vetë futbollisti nuk ka shprehur pëlqim mbi njërën skuadër apo tjetrën, i kënaqur që të bëhet pjesë e secilës prej tyre e duke lënë në këtë mes që të jetë klubi ai që do të vendosë, meqë zotëron kartonin e tij. /vipsport.al/