sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Albi Doka prezantohet te klubi i ri: Çdo lojtar shqiptar ëndërron që të luajë në Kroaci

Albi Doka është prezantuar sot si blerja më e re e klubit të Nova Gorica. Futbollisti i transferuar me parametër zero nga Tirana gjatë kësaj vere, ka formosur një kontratë katërvjeçare me klubin kroat duke shpresuar që aty të bëhet një emër i njohur dhe të ketë mundësinë për të synuar një klub edhe më të fortë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu, që kam firmosur një kontratë me Nova Gorica dhe jam i bindur se ky është një transferim i mirë për mua. Ardhja te Gorica ishte një hap i ri në karrierën time dhe një mundësi e shkëlqyer për të provuar veten në një nivel më të lartë të futbollit”, ishin fjalët e Dokës pas firmës.

Ai tha se kishte njohuri të mjaftueshme për klubin, pasi kishte ndjekur me interes ndeshjet e tij në këtë edicion, që kur kishte gjetur akordin me skuadrën kroate. “Unë i kam parë absolutisht të gjitha ndeshjet e Goricës në pjesën e dytë të sezonit, ishte veçanërisht interesante të shihje se si skuadra përballej me emra të mëdhenj si Dinamo, Hajduk, Osijek e Rijeka. Di shumë gjëra rreth kampionatit kroat, e di edhe në cilat stadiume do të luajmë pasi kampionati kroat ndiqet shumë në Shqipëri. Në fund të fundit, çdo futbollist nga Shqipëria ëndërron që të ketë mundësinë që të provojë veten në një kampionat si ai kroat”, deklaroi Doka i cili do të mbajë numrin 17 edhe në skuadrën e re, ashtu si te Tirana. /vipsport.al/

more recommended stories