sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Alban Xhaferi: Vllaznia e madhe do të kthehet ku e ka vendin, të mos përsëriten më këto situata

Fitorja 3-1 ndaj Besëlidhjes në play-out, ka sjellë lehtësim te Vllaznia, e cila ka arritur të sigurojë qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar duke evituar një tjetër rënie si ajo e dy viteve më parë. Ndër më të lumturit në këtë situatë ka qenë presidenti i ri i kuqebluve, Alban Xhaferi, i cili para mediave është shprehur se ky ishte hapi i pare për të kthyer Vllazninë ku e meritonte, në majën e futbollit shqiptar.

“Unë dua të falënderoj të gjithë djemtë që kanë pasur impenjim maksimal këto tre ditë, dua t’i përgëzoj një nga një të gjithë, edhe trajnerin, tifozët që na kanë mbështetur. Ky është një fillim i ri për të gjithë, u premtoj që Vllaznia e madhe do të vijë në vijim, Vllaznia e madhe do të kthehet ku e ka vendin, në majat e futbollit shqiptar sepse Vllaznia është emër i madh dhe do të luftojmë të gjithë ta çojmë në objektiva të reja, të mos përsëritet më kjo situate.

Situata do të jetë pjesë e vlerësimeve teknike, mua më takon të mbështet skuadrën me element të tjerë, u takon teknicienëve. Çdo gjë do të jetë në momentin e duhur, është kohë e shkurtër në dispozicion, por do të arrijmë të organizojmë skuadrën.

Dedja? Të gëzojmë njëherë vazhdimin në Superiore se ishte më e rëndësishmja, shumë shpejt do të kemi njoftime të reja”, tha Xhaferi. /vipsport.al/