sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Në Ballsh rikthejnë të huazuarit, mendjen edhe te merkato

Bylisi pritet që të jetë një skuadër aktive në merkaton e kësaj vere, e madje ballshiotët kanë shumë lojtarë të cilët i kanë të huazuar në skuadra të Kategorisë së Parë dhe të Dytë, që kanë qenë pjesë e organikës së Bylisit, në Kategorinë e Parë.

Kështu ballshiotët kanë një skuadër të huazuar thuajse me lojtarë të cilët i kanë shpërndarë në klube të së Parës, si: Devolli, Oriku, apo dhe Pogradeci. Kështu që nga Kostandino Dramolli në portë, për të vijuar me Jurgers Liçkollari që kanë qenë të huazuar në Pogradec. Por edhe Sadik Çela mbrojtësi i majtë që ka qenë një nga lojtarët më të dalluar te Devolli, apo mesfushori Ervis Kasaj, sarandioti 20-vjeçar.

Pa harruar edhe mesfushorin Amar Kapllanaj që në dy sezonet e fundit ka luajtur në radhët e skuadrës së Tiranës B. Këta lojtarë pritet që të plotësojnë organikën, ndërsa do të jetë trajneri Dovedan, ai që do të vendosë pasi t’i testojë, ndërsa këtë verë ata rikthehen me më shumë eksperiencë në Ballsh, e për më tepër që drejtuesit kanë në plane edhe të tjera afrime.

/Vipsport.al/