sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtarisht “donator” te Vllaznia, Alban Xhaferi: Pesë vite do kemi akses për të vendosur në skuadër

Lajmi se Bashkia e Shkodrës ka vendosur që t’i beosjë Alban Xhaferit rolin e donatorit te kuqbelutë, ka gëzuar opinionin sportin në qytetin verior. Prej kohësh kërkohej një emër që të merrej në mënyrë të përditshme me ecurinë e Vllaznisë, si dhe të siguronte fonde shtesë për të përvec atyre që vinin shpeshherë me polemika nga fondet e taksapaguesve. Bashkia preferoi të mos privatizonte klubin, por ia kalo atë Xhaferit, i cili ka treguar në vitet e kaluara me sponsorizimin te ekipi i basketbollit shkodran se mund ta mbulojë këtë rol

Duket se edhe Xhaferi po e pret vetë me padurim të fillojë punën konkrete për të kthyer sa më shpejt Vllazninë në “normalitet”. Marrëeveshja pesëvjeçare do t’i japë mundësinë të ndërtojë një projekt të ri të qëndrueshëm për kuqeblutë e futbollit.

“Kemi rënë dakord dhe është një marrveshje partneriteti. Marrëveshja është bërë e mirë, po e quaj kështu se aty do të hedhim fonde shtesë për lojtarët e stafin, normalisht do të kemi akses për të vendosur. Kjo është një marrëveshje pesëvjeçare”, shpjegoi shkurtimisht për RTSH Xhaferi akordin që ka arritur me Bashkinë e qytetit dhe që u zyrtarizua sot nga palët. /vipsport.al/