sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare: Vjen firma mbi kontratë dhe zbulohen detajet, De Biazi trajner i Azerbajxhanit

Xhani De Biazni, njeriu që dërgoi Shqipërinë në Europianin e 2016-ës, mbylli bashkëpunimin e tij me kombëtaren kuqezi në qershor të vitit 2017. Tre muaj më pas nisi një aventurë të jetëshkurtër në Spanjë, ku drejtoi për nëntë ndeshje Alavesh dhe që nga ajo kohë, 64-vjeçarin nuk e kishte bindur asnjë ofertë madhore për të rinisur punë në arenën e madhe të trajningut.

Para pak javësh u konfirmua se është arritur akordi me kombëtaren e Azerbajxhanit dhe De Biazi do të jetë trajner i kësaj kombëtareje. Zyrtarizimi i këtij operacioni ka ardhur ditën e sotme, ku është vetë trajneri, i cili njofton se ka firmosur me azerët deri në nëntor të vitit 2021 dhe publikon foto nga momentet e firmosjes së marrëveshjes.

“Sot kam nënshkruar kontratën, që më lidh me Federatën e Futbollit të Azerbajxhanit deri në nëntor të vitit 2021. Dëshira është shumë e madhe për të nisur një sfidë të re”, shkruan trajneri në llogarinë e tij në rrjetet sociale. /vipsport.al/