sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare: Partizani ndërpret kontratën, Adolfo Sormani largohet nga stoli i të kuqve

Flitej që pas fundit të derbit dhe tani është zyrtare. Adolfo Sormani nuk do të vazhdojë të jetë trajneri i Partizanit. Këtë lajm e ka njoftuar vetë klubi i kuq para pak minutash, ku shkruan për ndërprerjen e menjëhershme të kontratës me trajnerin dhe stafin e tij.

Ky vendim vjen si rrjedhojë e refuzimit të Sormanit për të qenë në krye të skuadrës në derbin e kryeqytetit, sjellje të cilën klubi i kuq e ka cilësuar si të pajustifikueshme, duke ndërprerë kontratën me italianin.

Njoftimi për shtyp:

FK Partizani njofton sot ndërprerjen me efekt të menjehershëm të bashkëpunimit me trainerin Adolfo Sormani dhe dy pjestarët e stafit Giovanni Mazzella dhe Gabriele Façia. Klubi 16-të herë kampion i Shqipërisë në tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni, do të drejtohet nga zv.trajneri ekipit Renaldo Kalari. /vipsport.al/