sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare: “Nga Tirana, në Tetovë”, prezantohet Bruno Dita, zbulohet kontrata (VIDEO)

Dihej prej kohësh dhe të gjithë po prisnim vetëm zyrtarizmin për të parë sa i shkon Bruno Ditës fanella e Shkëndijës. Mesditën e sotme klubi shqiptar nga Maqedonia e Veriut ka zyrtarizuar afrimin e një prej mesfushorëve më të mirë të Kategorisë Superiore.

Kontrata e Tiranasit me Skënderbeun përfundoi menjëherë pas mbylljes së kampionatit dhe 27-vjeçari u nis menjëherë drejt Tetovës, ku u bashkua me klubin e ri. Një vlerë e humbur e Superiores ikja e Ditës, që ishte objektiv i madh i Tiranës, po në fund bardheblutë dështuan të marrin mesfushorin në gjirin e tyre.

Kështu, Dita largohet nga Skënderbeu pas tre sezonesh. Te Shkëndija ai ka firmosur kontratë për dy vite dhe do të mbajë numrin 19. Kjo është eksperienca e parë jashtë vendit për Ditën, i cili e nisi karrierën te moshat e Dinamos, për të kaluar më pas te Besa e Kavajës dhe Teuta, nga ku e transferoi Skënderbeu. /vipsport.al/