sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare: Mbrojtësi firmos deri në 2022, Milani bën blerjen e dytë të kësaj vere

Danezi ka bindur dhe Milani ka vendosur ta blejë në mënyrë përfundimtare. Simon Kjaer është zyrtarisht lojtar i Milanit. Mbrojtësi i ardhur nga Sevija në huazim gjashtë mujor do të vijojë të luajë në Milano, pasi italianët kanë konfirmuar blerjen e tij për 3.5 milionë euro.

Lajmin e bën të ditur vetë Milani përmes një deklarate zyrtare, ku njofton se 31-vjeçari ka firmosur kontratë deri në verën e vitit 2022. Që nga ardhja e tij, Kjaer ka luajtur 13 ndeshje me Milanin, duke u bërë partner i Alesio Romanjolit në qendër të mbrojtjes.

Ai erdhi si zëvendësim për Kaldarën, i cili nuk bindi dhe u vendos të kthehej te Atalanta. Kjaer është blerja e dytë e kësaj vere për Milanin, pas blerjes së Aleksis Salemakers nga belgët e Anderleht për të njëjtën shumë sa u pagua për mbrojtësin danez. /vipsport.al/