sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare/ Mançester Siti nuk do të përjashtohet nga garat europiane, ulet edhe gjoba ndëshkuese

Tashmë është zyrtare. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Zvicër ka publikuar ditën e sotme vendimin në lidhje me apelimin e Mançester Sitit ndaj dënimit dyvjeçar për përjashtim nga kompeticionet europiane dhe gjobës prej 30 milionë eurosh. Hetimet dhe shqyrtimet e CAS kanë përfunduar ditën e sotme dhe Mançester Siti është njohur me vendimin përfundimtar.

Guardiola dhe ekipi i tij do të vazhdojnë të qetë aventurën e tyre në kompeticionet europiane në sezonet në vazhdim sepse CAS ka vendosur ta rrëzojë dënimin e mëparshëm të vendosur nga institucionet e UEFA-s. Ata kanë gjetur disa shkelje të Mançester Sitit, por nuk e kanë parë të barabartë me thyerjet, dënimin e vendosur më parë, duke e ulur në mënyrë drastike.

Nuk hiqet vetëm dënimi dyvjeçar. Gjoba prej 30 milionë eurosh do të pësojë ulje në 2/3 e saj, duke e detyruar Sitin të paguajë vetëm 10 milionë euro brenda 30 ditëve të ardhshme. Në lidhje me këtë vendim ka reaguar edhe vetë klubi i Mançester Sitit, që ka pranuar vendimin dhe tregon se nuk do e çojë çështjen më tej, por do paguajë menjëherë gjobën prej 10 milionë eurosh. /vipsport.al/