sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare: Klaus Gjasula firmos me klubin historik gjerman, kontratë deri në 2022

Para dy ditësh Klaus Gjasula përfundoi kontratën me Paderborn dhe vendosi të largohej, duke mos rinovuar. Mbrëmjen e djeshme mesfushori ka gjetur ekipin e ri dhe siç ishte paralajmëruar, mesfushori do të jetë pjesë e Hamburg. Skuadra historike gjermane është një emër i madh në futbollin vendas, por sezonet e fundit po përjeton një periudhë të vështirë dhe Gjasula do të jetë pjesë e misionit për ta kthyer në elitë.

Lajmin për firmën e mesfushorit e ka njoftuar vetë klubi, që sqaron se Gjasula ka firmosur kontratë dy vjeçare, që skadon në verën e vitit 2022. Mbrëmjen e djeshme mesfushori është prezantuar dhe ka mbajtur edhe një fjalim të shkurtër, ku sqaron arsyet për zgjedhjen e Hamburgut për të vazhduar karrierën.

“Kam luajtur me Paderborn këtu sezonin e kaluar në “Stadiumin Volkspark” dhe më bëri përshtypje atmosfera e lartë në të gjithë ndeshjen. Që atëherë, Hamburg ka qenë një skuadër e veçantë, të cilën e kam ndjekur vazhdimisht. Kur më telefonoi Hamburgu, nuk më duhej të mendoja gjatë. Kam një simpati të madhe për këtë klub dhe jam i lumtur për rolin që më kanë caktuar, të cilin do të dëshiroja ta plotësoja sa më mirë me përvojën dhe cilësitë e mia”, u shpreh Gjasula.

Gjasula shkon te Hamburg pas një viti pozitiv në vija të përgjithshme te Paderborn në Bundesligë, por pa arritur të qëndrojë në elitën e futbollit gjerman. Ajo për të cilën ai do të mbahet mend është rekordi i kartonëve të verdhë, 17 brenda një edicioni, duke zbritur nga froni Tomas Hajto. Megjithëse, ka një numër të lartë të kartonëve të verdhë, Gjasula nuk ka marrë asnjë karton të kuq në sezonin që sapo u mbyll në Gjermani. /vipsport.al/