sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare / Kalendarët e ngjeshur, edhe sezoni i ardhshëm me 5 zëvendësime

Pandemia ka ndryshuar fytyrën e aktiviteteve sportive në botë dhe futbolli është ndër të parët që ka filluar të përshtatet, jo vetëm me kushtet e veçanta të zhvillimit të ndeshjeve duke zbatuar distancimin social, por edhe me me rregulla të reja të lojës për t’iu përshtatur orareve të reja apo edhe kalendarëve të ngjeshur. Kjo ka shtyrë IFAB, komisionin ndërkombëtar që merret me hartimin e rregulloreve të futbollit, që të miratojë disa ndryshime këtë edicion, si ai i 5 zëvendësimeve në një ndeshje.

Duke parë se situata me pandeminë pritet të zgjasë të paktën edhe në pjesën e parë të sezonit të ardhshëm dhe se kalendarët mund të ngjeshen përsëri, IFAB ka vendosur që ky rregull i 5 zëvendësimeve që u vendos si pasojë e kushteve ekstreme, të vazhdojë të qëndrojë në fuqi të paktën edhe për edicionin e ardhshëm.

“Në bazë të vendimit që u mor më 8 maj 2020 për t’i lejuar ndeshjeve të programuara që të kompletoheshin në vitin 2020, u mundësua kryerja e deri në 5 zëvendësimeve, Bordi i Administrimit i IFAB ka vendosur të rishqyrtojë nëse duhej shtyrë më tej ky opsion. Duke u bazuar mbi një testim të thellë, i cili përfshinte edhe mendimin e palëve të interesuara dhe mbi impaktin e COVID-19 në kalendarët e aktiviteteve, Këshilli vendosi të shtyjë këtë opsion deri më 31 korrik 2021 për kampionatet kombëtare dhe deri në korrik-gusht 2021 për turnetë ndërkombëtarë”, shkruhej në njoftimin që i hapte rrugë vijimit të këtij rregulli edhe për edicionin tjetër. /vipsport.al/