sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zyrtare: As te Çelsi, as te Arsenal, talenti francez rinovon me Lajpcig

Daiot Upamekano, vetëm 21 vjeç ka treguar se në një të ardhme të afërt do të vërë emrin e tij mes më të mirëve të globit. Talenti francez prej tre vitesh aktivizohet te Lajpcig dhe ka mundur ta rrisë në mënyrë të frikshme nivelin e tij, duke qenë një nga më të mirët e Bundesligës në qendër të difensivës.

Për të kishte interes nga disa klube të mëdha europiane, ku Çelsi këmbënguli më gjatë, por në fund askush nuk arriti ta shkëpusë nga Ljapcig, të paktën edhe për këtë sezon. Klubi gjerman, i njohur për rezistencën e tij për të mos larguar yjet, ka mundur të bindë Upamekanon të rinovojë kontratën. Mbrojtësi shtyrë edhe me dy vite kontratën e tij aktuale, e cila skadonte verën e ardhshme.

Kështu, kontrata e tij e re do të përfundojë në verën e vitit 2023, megjithëse talenti pritet të largohet që në verën e ardhshme, me qëllim që Lajpcig të marrë shifrën e dëshiruar nga shitja e tij. Gjermanët pritet ta nisin ankandin nga 70 milionë eurot, teksa kandidatët për të blerë francezin janë në radhë. /vipsport.al/