sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zogaj: Fitorja në Gjirokastar vlen psikologjikisht, në Shkodër ka presion për objektivat

Më e rëndësishme sot ishte fitorja, se na duhej, sidomos nga ana psikologjike, që të lirohemi se kemi qenë të bllokuar, këto tri pikë vlejnë që të afrohemi me Bylisin dhe të realizojmë synimin që kemi përë të lënë zonën “Play-Out”. Pavërësisht se si kanë rrjedhur ngjarjet këtë sezon, nuk është ky pozicion për Vllazninë. Në Shkodër, në cilindo lloj pozicioni të jesh, do jesh në presion, do kesh stress, sepse tifozët dhe qyteti kërkon që të jetë sa më lart Vllaznia. Por me problemet tona dhe prania në zonën e ftojtë, na sjell vetvetiu stress në klub dhe skuadër.  Fitorja e sotme shpresoj që të na japë një shtysë psikologjike, nuk është se mungon kualiteti, por në ndeshje të tjera të jemi në nivel më të lartë se sot”.

Luftëtari

“Pavarësisht se me kë kundërshtar siç ishte sot Luftëtari, vlen tri pikë. Ndeshjet e ardhshme janë shumë të forta. Të gjitha vlejnë nga tri pikë dhe duhen marrë me çdo kusht që të mos jemi në atë pozicion ku jemi në renditje”.

Klima

“Brenda ekziston thjesht dëshira brenda para spektatorëve për të marrë fitore, kanë ndikuar  e kemi bërë gabime amatoreske që nuk duheshin bërë, por ne ndeshjet i përgatitim njësoj”, -tha Silvio Zogaj në fund të fjalës së tij pas ndeshjes në Gjirokastër.

E.s./Vipsport.al/