sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zidan: Dy barazime? Jo, preferoj të fitoj. Nesër luajmë deri në vdekje

Real Madrid është shumë pranë titullit kampion, teksa udhëheq kampionatin me katër pikë avantazh nga Barcelona. Madrilenët mund ta fitojnë kampionatin duke fituar nesër ndaj Vijarealit, por edhe duke marrë dy barazime në dy ndeshjet e fundit dhe të përfundonin me pikë të barabarta me Barcelonën, ndërsa do mbeteshin të parët për shkak se një El Clasico e kanë fituar dhe një tjetër e kanë barazuar.

Mirëpo, ky nuk është skenari i pëlqyer nga ana e trajnerit Zinedin Zidan, i cili shprehet se në ndeshjen e nesërme ndaj Vijarealit do të luajnë deri në vdekje.

“Dy barazime? Jo, unë preferoj të fitoj. Mendojmë për ndeshjen e nesërme, do të luajmë deri në vdekje sicc bëjmë dhe ashtu do të bëj edhe Vijareali. Do të jetë prova më e vështirë, janë një skuadër e madhe. Hazard? Shpresoj të ketë kaluar shqetësimin”, u shpreh Zidan. /Vipsport.al/