sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Zbulohen shifrat e operacionit, Uzuni merr 1.2 milionë euro nga kontrata e re

Myrto Uzuni do të lërë këtë verë Lokomotivën pas dy sezoneve të sukseshme, ku duket se do të kurorëzohet me pjesëmarrjen në Champions League. Beratasi pritet të largohet drejt kampionevë të Hungarisë, Ferencvarosh. Mediet korate dhe hungareze shkruajnë prej ditësh për këtë operacion dhe së fundmi janë zbuluar edhe shifrat e blerjes dhe pagës së 25-vjeçarit.

Sulmuesi i kombëtares sonë do të përfitojë 300 mijë euro në sezon, në total 1.2 milionë euro, pas katër vitesh, aq sa do të jetë edhe kontrata me ekipin e ri. Ende nuk dihet ekzakte shifra e operacionit, e cila varion nga 1,5 milionë deri te 1,8 milionë eurot. Nëse këto vlera vërtetohen, Uzuni do të jetë një nga lojtarët shqiptarë të shitur më shtrenjt.

Një hap i madh në karrierë, jo vetëm nga ana profesionale, por edhe financiare për Uzunin. Gjithçka e merituar për beratasin, që ka mundur të ngjisë shkallët e karrierës, kur kujtojmë se e ka nisur nga akademia e Tomorit, për të kaluar më pas te Apolonia, ku afirmua më mirë në futbollin profesionst.

Pas fierakëve, Uzuni mundi të sigurojë kontratë te Laçi, që ishte edhe klubi që e reklamoi në arenën ndërkombëtare dhe i mundësoi kalimin në Kroaci. Uzuni ka luajtur në 66 ndeshje në Kupë e kampionat te Lokomotiva, duke shënuar 20 gola dhe qenë pjesë e rëndësishme e sukseseve të kryeqytetasve. Zvogëlohet edhe “Banda e Shqiptarëve” te Lokomotiva, kur kujtojmë se edhe Kastrati sezonin e ri do të jetë i të mëdhenjve të qytetit, Dinamo Zagreb. /vipsport.al/