sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Xhaka dhe mesfushori i Kosovës, bashkë në formacionin e dështimeve të kësaj jave

Rikthimi në fushën e lojës pas ndalesës së pandemisë, nuk ka qenë ndër më të mirët për Taulant Xhakën dhe Bazelin e tij. Skuadra e shihte veten mes pretendenteve për titullin kampion por brenda pak javësh, e ka parë veten të rrëshqasë në renditje.

Humbja e dytë në katër ndeshje të luajtura, ka treguar se Bazeli ka humbur ritmin e tani është 8 pikë larg St. Gallen të vendit të parë, me pak shanse për ta arritur në javët e mbetura. Shkak i krijimit të kësaj distance u bë humbja 2-1 përballë Luganos, në një ndeshje ku Taulant Xhaka u cilësua ndër lojtarët më të dobët në fushë. Mesfushori i përfaqësueses është zgjedhur në ekipin e dështimeve nga e përditshmja zvicerane “Blick”. Sipas saj, faji kryesor është që u kalua nga Gernd lehtësisht në rastin e golit të parë për ekipin kundërshtar.

Por Xhaka nuk është shqiptari i vetëm mes atyre që gabuan në këtë javë, pjesë e formacionit të dështimeve. Aty  gjendet edhe emri i Hekuran Kryeziut, i cili nuk është kthyer ende në nivelet e tij të zakonshme pas kohës së gjatë jashtë fushave të lojës si pasojë e një dëmtimi të rëndë. “Ka humbur shumë duele”, thekson “Blick”, diçka e pazakontë për mesfushorin e Kosovës i cili si armë të fortë ka pikërisht saktësinë e tij në duelet ndaj kundërshtarëve. /vipsport.al/