sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Xhaferri: Do jem në Korçë, kam besim se Vllaznia do rikthehet e madhe

Ditën e djeshme, Bashkia Shkodër bëri zyrtare arritjen e marrëveshjes me biznesmenin Alban Xhaferri dhe ky është një hap i madh për skuadrën. Në një intervistë për “RTSH Sport”, Xhaferri ka zbuluar planet dhe projektin që ka për skuadrën. “Mundësia e parë ishte për pjesën e privatizimit të aksioneve, por duke parë dhe situatën dhe ligjin e ri që pritet të miratohet së shpejti dhe vullnetin e Kryetares së Bashkisë për të arritur një marrëveshje. Dëshira ime ishte e madhe dhe menduam që fillimisht të bënim një hap të parë bashkëpunimi”.

Akordi

“Kjo është një marrëveshje sponosorizimi, bashkëpunimi dhe partneriteti e ndërsjelltë kundër disa detyrimeve e pikave të përcaktuara qartë me motivin për ta bërë Vllazninën të arrijë sa më lartë. U kam thënë lojtarëve që të ndihen sa më komod në punën e tyre e të fokusohen te futbolli dhe rezultatet e të respektojnë fanelën e Vllaznisë që na përfaqëson të gjithëve”.

Skuadra

“U dhashë besimin e plotë që të arrijnë këtë objektiv që kemi e pastaj të mendojmë për sezonin tjetër që të bëjmë plane shumë më të mira. Do të jem për ndeshjen e radhës në Korçë dhe gjithmonë do të jemi në mbështetje të skuadrës. Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe I kam bërë thirrje lojtarëve të fokusohen te loja pasi një fitore do ta ndryshonte komplet situatën. Jam duke punuar fortë që të përfshihen 100% në skuadër”, – tha Alban Xhaferi në fund të prononcimit të tij para sfidës së radhës me korçarët.

E.Saliu/Vipsport.al/