sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Xhaferi, menjëherë në stërvitje te Vllaznia: U thashë lojtarëve të fokusohen te sporti

Pak orë pasi Bashkia e Shkodrës zyrtarizoi bashkëpunimin me Alban Xhaferin, duke e përfshirë si donator me të drejtë vendimmarrje në klubin e futbollit të Vllaznisë, ai nuk ka ngurruar të nisë kontaktet e para me kuqeblutë. Kështë, ai është shfaqur në stërvitjen e skuadërs shkodrane që po përgatitet për ndeshjen e fundjavës ndaj Skënderbeut.

Ai u prezantua para ekipit duke qëndruar përkrah administratorit Suad Lici, i cili do të vazhdojë të ketë këtë rol drejtuesi në klub si përfaqësues i Bashkisë. Xhaferi më pas ka treguar për faqen zyrtare të klubti shkodran se cili ishte mesazhi i tij për ekipin.

“U thashë lojtarëve dhe stafit se kemi bashkuar forcat me Bashkinë për të rritur nivelin e futbollit në Shkodër. U bëra të ditur se arsyeja pse jam këtu është dashuria për fanellën kuqeblu sepse jam rritur me këtë dashuri dhe kam ambicie të mëdha për ta rritur këtë fanellë në majat më të larta të futbollit shqiptar. Hyrja jonë në futboll do të ofrojë standarte të reja në shumë aspekte, kryesisht në pjesën e menaxhimit por edhe në rezultate dhe në elemente të tjera që kanë të bëjnë me këtë lojë.

U thashë se dëshira ime është të takoj gjithësecilin dhe për të folur më tepër, por në këto momente i këshillova që të fokusohen tek sporti dhe të mos ndalen tek ato që thonë të tjerët. I kërkova që të mendojnë më tej, tek momenti i vështirë që po kalon Vllaznia dhe të gjithë sëbashku ta kalojmë këtë moment në mënyrë që vitin tjetër të kemi plane shumë më ambicioze për ta çuar këtë skuadër në nivele më të larta. Kuptohet që këshilla ime ishte që të punojmë fort dhe bashkë edhe me ndihmën e Zotit, të arrijmë objektivin e duhur për të kaluar këtë fazë të vështirë dhe pastaj të mendojmë për sezonin tjetër”, deklaroi Xhaferi. /vipsport.al/