sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vrioni në merkato, Palermo në negociata për të huazuar talentin e Juventusit

Xhakomo Vrioni erdhi te Juventusi në merkaton e dimrit dhe që atëherë ka lënë mbresa mjaft të mira. 22-vjeçari ka mundur të fitojë besimin e trajnerit të Juve U23, por edhe të Sarrit, i cili e thërrët vazhdimisht në stërvitje me ekipin e parë dhe e ka grumbulluar edhe në disa ndeshje, me sulmuesin, që nuk ka mundur ende të debutojë me ekipin e parë.

Merkato është në prag të nisjes dhe zërat për një lëvizje të mundshme të talentit të kombëtares sonë kanë nisur. Palermo sezonin e ardhshëm do të kthehet të luajë në Serie C dhe ka si objektiv të forcojë ekipin me Vrionin. Mediet italiane mësojnë se kanë nisur kontaktet e para mes klubeve për mundësinë e një huazimi.

Juventusi mund ta lejojë huazimin e bomberit me qëllim fitimin e eksperiencës, por mbetet të shihet dëshira e Vrionit. Me sa mësohet, sulmuesi për momentin nuk e dëshiron një largim nga Juventusi U23 dhe dëshiron të bëjë maksimumin për të debutuar me ekipin e parë për të fituar më pas një kontratë drejt një klubi të Serie A, apo një tjetër kampionati prestigjoz. /vipsport.al/