sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vllaznia për femra, krenaria e Shkodrës fiton edhe Kupën e Shqipërisë!

Vllaznia për femra fiton edhe Kupën e Shqipërisë duke mundur në finale ekipin e Apolonisë, një nga rivalet e forta të këtij sezoni, por edhe vjet. Në këtë ndeshje, skuadra e trajnerit Nikolin Lekaj ka dominuar edhe në saj të kualiteteve të saj.

Ndërsa vajzat e Kules pësuan tri gola që në pjesën e parë dhe nuk patën forca që të reagonin përballë furisë shkodrane. Takimi u mbyll 4-0 me golat e Lufos, Lebës, Gjinit dhe Doçit me penallti.

Në fund të sfidës, presidenti i FSHF-së u dha trofeun vajzave shkodrane. Duket se vitet e fundit, Shkodra po krenohet me futbollin e femrave, që po dominon në kampionat dhe në Kupën e Shqipërisë por që ka filluar që të shkëlqejë edhe në Kupat e Europës…

E.S./Vipsport.al/