sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vllaznia luan ndeshjen e sezonit, shkodrani Nikaj: Besëlidhja ka potencë, mund të rikthehem në Kosovë

E ka drejtuar Vllzninë për periudha të vogëla, por sgpesh kaqenë në stafin shkodran. Samuel Nikaj analizon sfidën që luhet nesër në “Loro Boriç’, atë mes shkodranëve dhe lezhjnëve, e cila sipas tij është mjaft e fortë. I pyetur se kush triumfon, Nikaj ka pohuar:“Specifika e kësaj ndeshje është shumë e fortë. Nuk falen më gabimet, diferencën e bëjnë trajnerët. E ndoqa dhe Plori bëri diferencën në ndeshjen me Pogradecin. Plori është më i favorizuar edhe në këtë ndeshje, ai njeh ambientin, njeh mentalitetin dhe kam besim se Besëlidhja do të shafqet si skuadër solide në Shkodër, ndaj edhe shkodranët nuk do ta kenë aspak të lehtë”, – tha Samuel Nikaj fillimisht.

Dueli

“Është një ndeshje si derbi, pasi Besëlidhja ka shumë shkodranë në gjirin e vet. Vllaznia ka hasur vështirësi në çdo ndeshje me Besëlidhjen. Por është ndeshje e hapur. Me Flamurtarin, Vllaznia kishte një ndeshje miqësore duke pritur se me kë kundërshar do luante në “Play-Off’. Ka për të qenë ndeshje e fortë, por e shoh dominuese Vllazninë në këtë ndeshje. Detajet e vogëla do bëjnë ndryshimin e madh dhe kam besim se në ato detaje do spikati Vllaznia.”

Trajningu

Në fund, Samuel Nikaj flet edhe për të ardhmen e tij si trajner, duke shtuar se: “Te Vushrria priten ndryshime në kryesi dhe nëse rikthehen në krye ata drejtues që kanë qenë, unë do të rikthehem për të qenë sërish në krye të Vushtrrisë”, – tha Samnuel Nikaj, një trajner që ka drejtuar disa skuadra të Kategorisë së Parë në vendin tonë, si: Ada, Besëlidhja, apo Kastrioti e Burreli.

E.Saliu/Vipsport.al/