sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vllaznia e femrave, tani është krenaria e futbollit shkodran

Në Shkodër janë mësuar që Vllazninë ta shohin në majat e futbollit, shqiptar, atë të futbollit kuptohet, e madje në mos për titull, për Kupën apo për Europën. Por, në Shkodër, kanë jo pak vite, por po hyjnë në dekada që nuk marin trofe…

Askush nuk e kishte menduar duke qenë se bëhet fjalë për një nga ekipet me traditë dhe një shkollë të futbollit shqiptar.

Por, as ekipet e moshave, që në këtë vit kanë qenë ndoshta në situatën e tyre më të vështirë. Gjithsesi, në Shkodër duket se kanë një ekip që krenohen, e madje me një Vllazni që trofetë i ka në modë, bëhët fjalë për skuadrën e femrave.

Ka dalë kampione dhe ka festuar duke bërë që edhe kryebashkiakja Voltana Ademi, të jetë së bashku me femrat. Një urim nuk ka munguar as nga kreu i FSHF-së, Armand Duka, ndërsa Vllaznia e femrave ka siguruar titullin kampion kombëtar për herë të shtatë dhe ceremonia është zhvilluar ditën e shtunë në “Loro Boriçi”…

E.S./Vipsport.al/