sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Vjen oferta e parë zyrtare, Verder Bremen refuzon 18 milionë euro për Rashicën

Altin Lala është në Gjermani dhe po punon për transferimin e Milot Rashicës drejt një klubi më të madh se Verder Bremen. Lajpcig, Milan, Napoli dhe Herta Berlin e duan yllin e Kosovës në ekip dhe po punojnë për të arritur te 23-vjeçari. E dëshirojnë të gjithë, por Lajpcig është skuadra, që po bën hapat më konkretë.

Mediet gjermane raportojnë se klubi gjerman ka bërë ofertën e parë zyrtare. Drejtuesit e Lajpcig kanë ofruar 15 milionë euro në mënyrë direkte dhe 3 të tjerë në formën e bonuseve, sipas paraqitjeve të Rashicës në vazhdim. Kjo shifër i është dukur e ulët drejtuesve të Verder Bremen dhe kanë vendosur ta refuzojnë menjëherë.

Ata duan të paktën 25 milionë euro për Rashicën dhe këtë fakt ia kanë bërë të qartë edhe klubeve, që e duan Rashicën. 23-vjeçari ishte një nga më të mirët e skuadrës së tij këtë sezon, duke shënuar 11 gola dhe 8 asiste. Tratativat vazhdojnë dhe është thuajse e sigurt se së shpejti do e shohim Rashicën të veshë një tjetër fanellë. /vipsport.al/