sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Uest Hemi mposht Çelsin, ngjeshen 4 skuadra për 2 vende në Champions

Dueli i darkës në Premier Ligë mes Uest Hem dhe Çelsit ka dhuruar një nga surprizat e kësaj jave, pasi londinezët e drejtuar nga Frenk Lampard në vend që të ngjiteshin në vendin e tretë, kanë përjetuar një ndalesë të papritur në derbi dhe kanë hapur plotësisht garën për luftën për një vend në Ligën e Kampioneve.

Në një ndeshje me përmbysje rezultatesh, Çelsit nuk i mjaftuan dy golat e Uilian për të triumfuar, pasi Suçek, Antonio dhe Jarmolenko në fundin e ndeshjes, vulosën një fitore 3-2 që ndihmon Uest Hem që të largohet nga zona e ftohtë, por njëkohësisht bën që të hapet plotësisht gara për një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Kështu, janë 4 skuadra të cilat janë të ngjeshura në vetëm 3 pikë dhe vetëm 2 prej tyre do të arrijnë të luajnë në turneun elitar në edicionin e ardhshëm. Leister ka 55 pikë dhe Çelsi 54, ndërsa ndiqen nga Mançester Junajtid dhe Ullvërhempton që janë në kuotën e 52 pikëve. /vipsport.al/