sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Tirana në finalen e Kupës. Me Bylisin merr rezultatin që i duhej

Tirana është finalistja e parë e Kupës së Shqipërisë të këtij edicioni. Klubi bardheblu preu biletën për në ndeshjen e 2 gushtit duke mundur me shifrat 2-0 Bylisin, pikërisht rezultati që i duhej pas ndeshjes së parë që u njollos nga akuzat për baste.

Golat e Muçit dhe Hoxhallarit në pjesën e parë të sfidës përmbysën humbjen 2-1 në Ballsh të dy javëve më parë dhe bardheblutë më pas administruan qetësisht përballë ballshiotëve që provuan të afroheshin në zonë por tentuan shumë pak herë katërkëndorin e Likës për të shqetësuar kualifikimin bardheblu.

TIRANA-BYLIS 2-0
6′ Muçi, 25′ Hoxhallari

Tirana: Lika, Ismajlgeci (83′ Sidibe), Vangjeli, Hoxhallari, Doka, Batha, Çelhaka, Torasa, Halili (68′ Muça), Muçi (62′ Hasani), Ngo (83′ Kale).
Trajner: E. Egbo

Bylis: Miraka, Ntepe, Shkalla (80′ Zhongo), Janku, Peposhi (59′ Peçi), Ujka, Hadroj, Mëllugja (46′ Malçi), Murataj, Ndreca, Sallaku (46′ Mocone).
Trajner: V. Dovedan

KV: Vangjeli / Murataj

Gjyqtar: Klajdi Kola

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet dueli me fitoren 2-0 të Tiranës. Bardheblutë në finalen e Kupës.

90’+3’ Goditje dënimi për Bylisin nga e djathta, harkon në zonë Janku por Lika del dhe mbërthen sferën.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

87’ Malçi dhe Mocone në krahun e majtë kombinojnë me njëri-tjetrin në zonë por asnjëri prej tyre nuk gjuan drejt kuadratit të Likës.

78’ Bylisi shpërdoron mundësinë për rë hapur plotësisht kualifikimin pas një pasimi në qendër të Mocones për Ndrecën. Ky i fundit nuk arrin topin që përfundon në duart e Likës.

75’ Ngo bën gjithçka mirë duke kaluar dy mbrojtës dhe duke i dhënë topin Çelhakës para portës, mesfushori gabon devijimin dhe nuk arrin të gjuajë në portë për një gol thuajse të sigurt.

69’ Goditje dënimi e Ndrecës që harkohet me forcë drejt shtyllës së dytë, Lika përgjigjet mirë dhe devijon në goditje këndi.

62’ Ngo përgjigjet me aktivizimin e Hasanit në vend të Muçit.

59’ Bylisi humb një lojtar për dëmtim, Peposhi largohet nga fiusha e lojës për t’i lënë vendin Peçit.

57’ Tjetër depërtim i Malçit në qendër, gjuajtja e tij këtë radhë është shumë e gabuar dhe përfundon jashtë kuadratit.

52’ Doka provon me një sulm në krahun e djathtë, hyn në zonë dhe gjuan por nuk gjen katërkëndorin e Mirakës.

51’ Kundërsulm i shpejtë i Tiranës, topi shkon në qendër te Ngo por ky i fundit nuk arrin të gjuajë në portë pasi Shkalla i largon topin.

49’ Menjëherë rrezikshëm Malçi me një depërtim në krahun e majtë, Hoxhallari në momentin e fundit devijon topin që po shkonte drejt qendrës.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësime te Bylis, pasi Malçi dhe Mocone hyjnë në fushë.

45ì+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e dyfishtë bardheblu. Në situatën aktuale, Tirana kalon në finale pasi ka humbur 2-1 ndeshjen e parë.

45’ Jepen dy minuta shtesë.

43’ Provon Bylis me një goditje dënimi, Murataj në ballore godet me forcë por nuk ka shënjestrën për të çuar sferën në kuadrat.

41’ Ndreca merr fundoren në të majtë dhe nis sferën drejt qendrës për Sallkun. Ky i fundit zhytet me kokë në shtyllën e parë por nuk kthen dot topin drejt portës bardheblu.

35’ Vangjeli zgjidh një situatë të vështirë para portës, kur gjuajtja e Hadroj me kokë nga e djathta po shkonte drejt shtyllës së dytë. Mbrojtësi me eksperiencë largon sferën në fundore.

30’ Tjetër mundësi e Bylisit me Sallakun, i cili këtë radhë gjuan me kokë pas harkimit nga e djathta, por fluturon topin pak mbi traversë.

26’ Ngatërresë në krahun tjetër mes Hoxhallarit e Vangjelit të cilët lënë Sallakun t’i afrohet portës, ndërhyn Lika i cili me vështirësi kontrollon topin para devijimit të sulmuesit.

25’ GOOOL Tirana, shënon Hoxhallari.

21’ Sulmuesi i ri i Tiranës këtë herë shfaqet në krahun e djathtë dhe harkon në zonë për Ngo, mbrojtja e Bylisit largon në goditje këndi.

20’ Muçi ka mundësinë ideale për të mbyllur ndeshjen me një depërtim në krahun e majtë, por diagonalja e tij kalon pasqyrën e portës dhe përfundon jashtë.

18’ Tjetër top nga e majta në qendrën e mbrojtjes bardheblu, këtë herë gjen Sallakun i cili gjuan me kokë por çon topin nw duart e Likës.

17’ Hadroj nga e majta harkon topin në qendër, largon me vështirësi mbrojtja e Tiranës.

 

13’ Muçi mundohet të mbyllë ndeshjen pas një topi të gjatë në zonë. Vetëm ndërhyrja e Ujkës shpëton portën nga tentativa e sulmuesit të ri.

11’ Mundohet të reagojë Bylis me Ndrecën i cili kërkon pënallti pas një përplasje me Bathën por gjyqtari Kola bën shenjë që të vazhdojë loja pasi nuk ka faull.

6’ GOOOL Tirana, shënon Muçi.Aksion i gjatë i bardhebluve me topin që kalon te Halili në krahun e majtë. Harkimi i tij në qendër gjen Muçin i cili godet dhe mposht Mirakën i lënë i vetëm në qendër të prapavijës

1’ Fillon ndeshja në “Selman Stërmasi”.