sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Thuajse ia shitën Tares në janar, fluturimi i Zhiru afron Çelsin me Champions

Çelsi ka harruar humbjen e tmerrshme 3-0 përballë Shefilld të pak ditëve më parë për t’iu rikthyer fitoreve dhe për të siguruar tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për Ligën e Kampioneve. Londinezët tashmë po mbrohen nga Leister dhe Mançester Junajtid, në një garë mes tre skuadrave për të siguruar 2 vendet që të çojnë në Ligën e Kampioneve të edicionit të ardhshëm.

Londinezët sot i ka shpëtuar një lojtar i cili në janar mendohej se do të largohej nga radhët e këtij klubi, Olivier Zhiru. Ai negocioi me Interin dhe Lacion, ndërsa Igli Tare shkoi deri në Lodnër për ta bindur në ditën e fudnit të merkatos, pa sukses. Një fluturim i francezit sot, pas harkimit të Pulishiç, vulosi fatin e sfidës ndaj Noruiç, të mbyllur me rezultatin 1-0 për blutë.

Tre pikë të arta që çojnë në 4 pikë diferencën ndaj Leisterit e Mançester Junajtid, edhe pse blutë kanë zhvilluar një ndeshje më shumë se rivalët që e ndjekin në klasifikimin e kampionatit në këtë betejë që duket se do të vendoset vetëm në javën e fundit. /vipsport.al/