sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Surpriza në Serie A, Juve e Lacio ndalen në barazime, Veronën e “gjunjëzon” Roma

Këtë mbrëmje është mbyllur edhe java e 33 e Serie A, ku nuk kanë munguar aspak surprizat. Juventusi mundi të fitojë me Sasuolon. Bardhezinjtë po arrinin të fitonin pastër 2-0 në fillim të ndeshjes, por e panë veten të përmbysur në muntën e 54. Më pas bardhezinjtë arritin të shënonin një gol me Sandron dhe të merrnin një pikë të rëndësishme në rrugën drejt titullit të radhës kampion.

Sasuolo-Juventus 3-3
Shënues: Danilo 5’, Higuain 12’, Sandro 64’/ Duriçiç 29’, Berardi 51’, Kaputo 54’

Golat e Juventus-Sasuolo

As Lacio nuk mundi të fitojë ndaj Udinezes, duke vazhduar periudhën e errët të këtij fundi kampionati. Strakosha me shokë nuk shkuan më shumë se një barazim 0-0, duke zbritur kështu në vendin e tretë, një pikë më shumë se Interi, me zikaltërit që kanë një ndeshje më pak.

Udineze-Lacio 0-0

Momentet me te mira te Udineze-Lacio

Verona e Rrahmanit e Kumbullës nuk ka mundut t’i bëjë ballë Romës, duke u mundur nga kryqytetasit me rezultatin 2-1. Shqetësuese për Veronën ishte dalja nga loja e Kumbullës në minutën e 19 për shkak të një dëmtimi. Nesër pritet të kemi të dhëna rreth këtij lëndimi.

Roma-Verona 2-1
Shënues: Veretu (p) 10’, Xheko 45+4’/ Pesina 47’

Në ndeshjen e mbetur Fiorentina nuk hasi aspak vështirësi për të likujduar Leçen, të cilën e mundi pastër 1-3.

Leçe-Fiorentina 1-3
Shënues: Kieza 6’, Gezal 38’, Kutrone 40’/ Shakov 88’