sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Skënderbeu mund Vllazninë, shkodranët e pësojnë prej një talenti që injoruan

Një talent i larguar nga Shkodra ku nuk gjente dot hapësirë, ka dënuar sot Vllazninë përballë Skënderbeut në Korçë. Belajdi Pusi, ish-sulmuesi i kuqebluve, ka shënuar sot në minutat e fundit golin e fitores 2-1 për ekipin korçar, një rezultat që praktikisht vulos një vend në play-oit për shkodranët,.

Në një ndeshje shumë të hapur e të luftuar, goli i Gripshit që në start i dha një avantazh të shpejtë vendasve. Por Vllaznia luftoi e kërkoi me ngulm golin, duke e arritur në pjesën e dytë me Krymin. Ndeshja vazhdoi me raste dhe shumë lojë të fortë, por në fund u vendos nga goli i të riut Pusi, i cili shënoi dhe nuk festoi ndaj ish-skuadrës së tij e cila tashmë e sheh veten thuajse e sigurt në play-out.

SKËNDERBEU-VLLAZNIA 2-1
9′ Gripshi, 89′ Pusi / 72′ Krymi

Skënderbeu: Koliçi, Pollozhani (79′ Randi), Jashanica, Pëllumbi, Imami (43′ Mara), Daja, Elezi, Dita, Gripshi (79′ Berisha), Bregu (79? Pusi), Krasniqi (63′ Mensah). Trajner: Ilir Daja

Vllaznia: Sherri, Shtubina, Shehi, Adili, Kruja (58′ Lekaj), Gurishta, Marku, Lika (65′ Krymi), Zogaj, Sidorenko (58′ Sidorenko), Zhunior Trajner: Hysen Dedja

KV: Elezi, Pollozhani / Marku, Hygor, Shehi

Gjyqtar: Kridens Meta

MINUTË PAS MINUTE

90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Skënderbeut.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ GOOOL Skënderbeu, shënon Pusi.

86’ Top i gjatë në thellësi nga Mara, Sherri del dhe kontrollon para Mensah.

79’ Provon Vllaznia të gjejë golin me një goditje dnëimi ballore të Markut, Koliçi i vëmendshëm devijon topin.

72’ GOOOL Vllaznia, shënon Krymi

71’ Gripshi manovron mes dy futbollsitësh në pozicion ballor para zonës shkdorane, gjen hapësirën për të gjuajtur për sfera devijohet aq sa për tëe shkuar mbi traversë.

69’ Mundësi e artë e Vllaznisë për barazimin. Harkimi nga e djathta përfundon te Zogaj i cili gjuan në portë por Koliçi është i vëmendshëm dhe grushton me saktësi.

65’ Harkim i gjatë nga e majta në zonën e Skënderbeut, largon mbrojtja vendase para se Hygor të provonte devijimin në portë i vetëm para Koliçit.

63’ Të dy skuadrat bëjnë lëvizje, me Dedjen që freskon mesfushën e Dajën që mendon për sulmin.

55’ Krasniqi merr topin në një distancë rreth 20 metra dhe gjuan në portë. Sherri grushton por sulmuesi ndjek aksionin dhe shfaqet përsëri para tij. Goditja e tij në kuadrat ndalet përsërr mjeshtërisht nga portieri i shkodranëve i cili mban në lojë ekipin e tij.

50’ Gripshi merr një pasim nga thellësia dhe hyn në zonën shkodrane, duke qenë pak hapa larg portës. Por ai nuk arrin të gjuajë në katërkëndor pasi rrethohet nga mbrojtja mike e shpërdoron mundësi për të rrezikuar portën.

47’ Zogaj nga e majta nis një top të gjatë në krahun tjetër për Shtubinën, gjuajtja e futbollistit fluturimthi përfundon jashtë, jo shumë larg katërkëndorit të Koliçit.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Skënderbeut.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

43’ Më në fund kryhet zëvendësimi me Marën i cili zë vendin e mbrojtësit të dëmtuar i cili po çalonte prej disa minutash thjesht për numër në fushë.

40’ Eni Imami duket sikur e ka të pamundur të vazhdojë pasi ulet dy herë radhazi në fushë, por zëvendësimi i tij vonon dhe ai mbetet në katërkendorin e lojës.

36’ Bregu nga e majta gjen hapësirën për të pasuar në qendër, topi largohet me vështirësi nga mbrojtja shkodrane.

31’ Gripshi depërton përsëri nga krahu i djathtë, por këtë herë çon topin në duart e Sherrit.

23’ Ndeshja është e hapur pasi ka sulme e kundërsulme nga të dy krahët, në kërkim të golit të radhës

13’ Zhunior i afrohet golit të barazimit, por goditja e këtij të fundit përfundon jashtë katërkëndorit të portës korçare.

11’ Mundohet të reagojë Vllaznia me një gjuajtje të fortë drejt portës së Koliçit të cilën portieri e devijon.

9’ GOOOL Skënderbeu, shënon Gripshi.

6’ Edhe Zhunior në krahun tjetër zihet në pozicion jashtë loje pas një sugjerimi interesant në qendër.

3’ Sugjerim interesant për Bregun në krahun e majtë, por ai sinjalizohet në pozicion jashtë loje.

1’ Nis ndeshja në stadiumin e Korçës.