sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Siti nuk e fal Bornemuth, Murinjo mund Njukasëll dhe merr frymë, barazon Ulvërhempton

Mançester Siti vazhdon të fitojë dhe të përgatitet për rinisjen e Champions League, pasi çështja e titullit është mbyllur tashmë, me Liverpulin që pret të ngrejë trofeun. Golat e pjesës së parë nga Silva dhe Zhezus kanë arritur të sigurojnë tre pikët në këtë sfidën ndaj Bornemuth, që ngushtoi në minutën e 88, pa mundur të barazojë ndaj djemve të Guardiolës.

Mançester Siti-Bornemuth 2-1
Shënues: Silva 6’, Zhezus 39’/ Bruks 88’

Në ndeshjen tjetër Totenhem arriti të marrë një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Njukasëll, duke qëndruar në garë për një vend në Europë në sezonin e ardhshëm. Dopieta e Kejn (60’, 90’) dhe rrjeta e Son (27’) vulosën fitoren e ekipit të Murinjos. Për Njukasëll në një moment barazoi ndeshjen me Riçi (56’), pa mundur t’i bëjë ballë londinezëve.

Njukasëll-Totenhem 1-3
Shënues: Son 27’, Kane 60’ 90’/ Riçi 56’

 

Në ndeshjen e mbetur Ulvërhempton barazoi 1-1 ndaj Bërnlej, duke i prishur shumë punë vetes në garën për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Goli i Himenez në minutën e 76, u barazpeshua në minutën e gjashtë shtesë nga një penallti e kthyer në gol nga Ud.

Bërnlej-Ulvërhempton 1-1
Shënues: Himenez 76’/ Ud (p) 90+6’