sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Shënoi si Nejmar, “perla” e Kolollit nominohet për golin më të bukur

Benxhamin Kololli është kthyer në “robot” pas ndalesës për shkak të pandemisë. Sulmuesit të Kosovës mesa duket i është dashur dashur kjo ndalesë e gjatë, pasi në kthim ai vazhdon e vazhdon të shënojë. 28-vjeçari ka mundur të shënojë plot 5 gola dhe të dhurojë dy asiste në gjashtë ndeshjet e fundit të Zyrihut, duke qenë padyshim lojtari më i mirë i klubit helvet gjatë dy muajve të fundit.

Në fund të muajit të shkuar në një ndeshje ndaj St Galen Kololli shënoi një nga golat më të bukur të karrierës, kur arriti të driblojë çdo kundërshtar që i doli para dhe finalizoi në mënyrë perfekte përballë portierit. Pikërisht ky gol është cilësuar si një nga më të bukurit e muajit qershor dhe organizatorët kanë vendosur ta nominojnë në garën për të zgjedhur golin më spektakolar. /vipsport.al/