sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Sezoni më i mirë në karrierë, Odise Roshi vendos rekord me dygolësh

Odise Roshi vazhdon të shënojë duke konfirmuar se ky është sezoni më i mire në karrierën e tij, edhe pse sa i përket klubit, objektivat janë shumë më modestë se ato të viteve të mëparshme. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare, i kthyer në një pikë referimi për Akhmat Groznin, vazhdon të shënojë dhe sot ka bërë përsëri një gjë tillë, duke thyer rekordin personal sezonal.

Në ndeshjen e sotme të Akhmat Groznit kundër Arsenal Tula në transfertë, Roshi ishte ai që shënoi golin e 2-0 në iminutën e 22 të sfidës. Këtë herë, ai shënoi me anë të një penalltie, pasi stafi teknik i ka dhënë atij këtë përgjegjësi në këto ndeshje vendimtare ku klubi lufton për mbijetesë. Ndërkohë, në minutën e 88 të sfidës, ai çoi rezultatain në 3-0 pas një goditje me harkim në hyrje të zonës. Sfida u mbyll 3-1 dhe Akhmat Grozni mori një fitore shumë të rëndësishme për mbijetesën.

Këta ishin golat 6 dhe 7 në këtë kampionat për Roshin, një rekord sezonal për të duke llogaritur se edicioni më i mirë i karrierës së tij ishte një dekadë më parë, kur ai vishte ende fanellën e Flamurtarit në Superiore. Asokohe Roshi shënoi 5 gola në kampionat, ndërsa këtë vit me Groznin ka kaluar shumë më shpejt këtë shifër. /vipsport.al/