sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Rrahmani i driblon të gjithë dhe jep asist, Verona ndalon Interin

Interi duket se nuk po arrin që të kalojë tronditjen pas humbjes së pësuar pak ditë më parë përballë Bolonjës dhe sot ka regjistruar ndalesën e radhës në kampionat. Ka qenë Verona e shqiptarëve ajo që ka ndalur zikaltërit e Kontes, pasi i ka marrë një barazim 2-2 që në fakt veronezëve mund t’u rrijë pak ngusht duke parë rastet që krijuan.

Në një ndeshje mjaft entuziazmuese që në minutat e parë, Verona shënoi shpejt me Lazoviç i cili dribloi këdo që i dilte para në krahun e majtë dhe mposhti Handanoviç. Interi pak nga pak e rriti presionin dhe gjeti barazimin në fillimin e pjesës së dytë me Kandrevën, ndërsa mesfushori ishte ai që solli edhe autogolin e Dimarko pak minuta më vonë për përmbysjen milaneze.

Por Verona nuk u dorëzua dhe kërkoi me ngulm golin, të cilin e gjeti falë Amir Rrahmanit. Mbrojtësi kosovar pasi dribloi tre lojtarë në krahun e djathtë, dha një asist perfekt për Veloson i cili finalizoi në mënyrë perfekte për të vulosur barazimin përfundimtar 2-2. Kësisoj, Interi mbetet në vendin e katërt në renditje dhe duhet ta cilësojë veten me fat në këto javë që është e shkëputur nga skuadrat që e ndjekin, pasi me formën që po shfaq, do të rrezikonte seriozisht pjesëmarrjen në Champions. /vipsport.al/