sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Rekord i Mançester Junajtid, të rinjtë e Solskjaer japin spektakël

Mançester Junajtid po bën më të bukur këto javë të fundit të kampionatit anglez të futbollit ku duket se thuajse të gjitha verdiktet e edicionit janë dhënë. Skuadra e drejtuar nga Ole Gunar Solskjaer po argëton me lojën e saj falë një grumbulli të rinjsh të talentuar që po shkëlqejnë pas rifillimit të kampionatit.

Me fitoren e sotme 3-0 ndaj Aston VIlës, “djajtë e kuq” i janë afruar Ligës së Kampioneve, por edhe kanë vendosur një rekord të ri. Kjo ishte ndeshja e katërt radhazi që ata fitonin me 3 apo më shumë gola diferencë në kamoiponatin anglez, arritje që nuk e kishte bërë asnjë skuadër më parë, as ajo legjendare e drejtuar nga Aleks Ferguson.

Bruno Fernandes, Grinud dhe Pogba tundën rrjetën sot për të blinduar vendin e pestë, vetëm 1 pikë larg Leisterit që mban të katërtin e Çelsit që gjendet në vendin e tretë në klasifikim. Me 4 javë të mbetura në Angli, gjithçka duket e hapur dhe mund të ketë surpriza sa u përket skuadrave që marrin pjesë në Champions në edicionin e ardhshëm. /vipsport.al/