sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO/ Real Madrid “ngjitur” me titullin, mund pastër Alavesh. I ndihmon sërish një penallti

Real Madridi është i destinuar të fitoje titullin kampion këtë sezon. Skuadra e Zinedin Zidan ka arritur triumfin e radhës dhe “viktima” ishte Alavesh. Ndeshja e radhës, penalltia e radhës për “Los Blancos”. Këtë herë ka qenë Vinisius, që është penguar në limitet e zonës dhe gjyqtari nuk ka hezituar të akordojë penallti.

Nuk është Ramos, por Benzema që e merr përsipër dhe francezi nuk gabon, por dërgon topin në rrjetë dhe 1-0 pas vetëm 11 minutash lojë. Ndeshja është dominuar nga madrilenët, që kanë mundur të gjejnë rrugën e rrjetës në minutën e 51-të me Asension.

VAR nuk mund të mungonte as në këtë ndeshje dhe u tregua vendimtar në akordimin e golit të talentit madrilen, pasi arbitri anësor ngriti flamurin për pozicion jashtë loje, ndryshe tha teknologjia, që e cilësoi të rregullt golin e Asensio dhe i dha triumfin 2-0 madrilenëve.

Kryeqytetasit shkojnë të qetë drejt titullit, katër pikë përpara Barcelonës, kur kanë mbetur edhe vetëm tre ndeshje nga fundi i La Ligas. Atyre u duhen edhe vetëm tre pikë për të dalë kampion dhe mund ta arrijnë këtë në ndeshjen e radhës ndaj Granadas pas tre ditësh. /vipsport.al/

La Liga, Java 35

Real Madrid-Alavesh 2-0
Shënues: Benzema (p) 11’, Asensio 51’