

Pas dy viteve “pushime”, Real Madrid kthehet përsëri në fronin e La Liga due ia rrëmbyer atë Barcelonës. Skuadra e Zinedin Zidan siguroi trofeun e 34-t me një paraqitje shumë bindëse dhe fitoren 2-1 ndaj Vijareal, e cila e kombinuar me humbjen 1-2 në shtëpi të Barcelonës ndaj Osasunës i dha garancinë matematikore të tiltullit një javë para fundit.
Dy golat e Benzema në secilën pjesë të sfidës dhanë kontributin për këtë trofe të Realit që është mëse i merituar sepse u kthye pas ndalesës i uritur për të fituar gjithçka dhe e bëri në mënyrë perfekte. Skuadra triumfoi në të 10 ndeshjet që luajti, 30 pikë të plota që i mundësuan parakalimin ndaj Barcelonës e cila nga e para e sheh veten tashmë 7 pikë mbrapa.
Katalanasit nuk arritën që të mbanin gjallë kampionatin deri në javën e fundit dhe u turpëruan në shtëpi nga Osasuna, me Mesin që dha i vetmi sinjale më golin e tij me goditje dnëimi. Por golat e Hose dhe Torres, me këtë të fundit që shënoi në shtesën e ndeshjes kur Osasuna kishte mbetur me 10 futbollistë, tregoi më së miri kapitullimin e disfatës së Setien i cili vështirë se do të shmangë shkarkimin në fund të këtij edicioni. /vipsport.al/
Ndeshjet
Eibar-Vajadolid 3-1
Atletik Bilbao-Leganes 0-2
Barcelona-Osasuna 1-2
Betis-Deportivo Alavesh 1-2
Selta Vigo-Levante 2-3
Getafe-Atletiko Madrid 0-2
Majorka-Granada 1-2
Real Sociedad-Sevilja 0-0
Valencia-Espanjol 1-0
Real Madrid-Vijareal 2-1
more recommended stories
VIDEO / Ismajli shkakton penallti, por me Specian bën mrekullinë në Kupë ndaj Romës
Ardian Ismajli me Specian kanë regjistruar.
Përralla nr.2! Leisteri mund Çelsin dhe ngjitet në kreun e Premier Ligës (VIDEO)
Përralla e bukur e Leisterit të.
Krizë apendiciti dhe përfundon në operacion, Lacio humbet lojtarin më në formë
Një krizë e papritur apendiciti dhe.
Barela ka admirues në të gjithë Europën, Interi ka në organikë italianin më të kërkuar
Nikolo Barela shkëlqeu më shumë nga.
Leave a Comment