sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Predha e Ramadanit bën qesharak portierin, kthen Vejle në elitë në Danimarkë

Ylber Ramadani kthen Vejlen në elitën e futbollit danez. Mesfushori i përfaqësueses shqiptare ka shënuar sot golin me vlerë tre pikësh që i siguroi matematikisht skuadrës së tij ngjitjen mes ekipeve më të mira në futbollin danez, pas një viti në kategorinë e dytë.

Në ndeshjen e sotme ndaj Nykobing, Ramadani la shenjë në fatin e duelit, kur në minutën e 57 lëshoi një gioditje të fortë nga jashtë zonës. Topi shkoi në duart e portierit por ai nuk arriti ta kontrollonte sferën që i erdhi me forcë dhe e pa të përfundonte pas krahëve të tij. Ky ishte vetëm goli i tretë për Vejle i Ramadanit në këtë sezon, por me më shumë vlerë se të gjithë golat e tjerë.

Ky gol i dhuroi tre pikët me suksesin 1-0 Vejles dhe bëri formalitet dy javët e mbetura të kampionatit, pasi skuadra tashmë mund të festojë e qetë kthimin në elitën e futbollit në vend pasi asnjë prej rivalëve nuk mund ta arrijë. /vipsport.al/