sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Polemika në Vlorë, Bylis fiton në shtesë mbi shtesë

Bylis ka marrë një fitore mes polemikave në Vlorë përballë Flamurtarit vendas, në një sfidë që u mbyll në mënyrë diskutueshme dhe me një gol në shtesë mbi shtesë.

Në një duel mjaft të hapur, diferencën në fund e ka bërë goli i Malçit në minute e 97, kur gjyqtari kishte dhënë vetëm 5 të tilla dhe refuzoi të ndalte lojën edhe pse kishte mundësi. Por e bëri një gjë të tillë vetëm pak çaste pasi ballshiotët dërguan topin në rrjetë duke i mohuar një pikë vlonjatëve.

Flamurtari-Bylis 2-3
36′ Hoxhaj, 76′ (p) Ribaj / 32′, 90’+7′ Malçi, 62′ (p) Hidi

Flamurtari: Moçka, Vrapi, Qarri, Pjeshka, Muçollari (46′ Balilaj), Aliaj (72′ Kreshpa), Ramos, Haruni (65′ Mukoj), Hoxhaj (71′ Diamanti), Rrapaj )90’+3′ Balla), Ribaj.
Trajner: M. Troisi

Bylis: Hidi, Ntepe, Shkalla, Janku, Peposhi (85′ Sallaku), Ujka, Murataj, Hadroj (62′ Qardaku), Malçi, Ndreca. Mocone 55′ Peçi).
Trajner: V. Dovedan

KV: Hoxhaj, Rrapaj,Moçka, Balilaj / Malçi, Hadroj, Peposhi, Murataj

KK: Balilaj

Gjyqtar: Blerim Ziri

MINUTË PAS MINUTE

90’+8’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 te Bylis.

90’+7’ GOOOL Bylis, shënon Malçi.

90’+3’ Goditje nga këndi për Bylisin, sfera mbetet në zonë ku tre lojtarë të ballshiotëve me radhë provojnë të gjuajnë por nuk arrijnë të shtyjën topin në rrjetë, me Ramos I cili në fund largon sferën në goditje këndi.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

90’ Dy të verdhë brenda pak minutash nga Balilaj, lojtari largohet me të kuq nga Ziri.

84’ Flamurtari i afrohet golit të avantazhit pas një goditje nga këndi. Ramos me kokë gjuan, sfera mbetet aty dhe Pjeshka me shpejtësi tenton portën, por nuk arrin të dërgojë sferën në rrjetë pasi ndalet nga Moçka.

77’ GOOOL Flamurtari, shënon Ribaj.

75’ Penallti për Flamurtarin. E fiton Rrapaj pas një faulli të Muratajt.

68’ Flamurtari provon të reagojë me disa harkime drejt zonës mike, por askush nuk është gati të dërgojë sferën drejt rrjetës.

62’ GOOOL Bylis, shënon Hidi.

61’ Penallti për Bylisin. Ziri bën shenjë nga pika e bardhë për një kontrast mes Qarrit dhe Peçit. Protesta të vlonjatëve.

52’ Bylisi vazhdon të sulmojë, këtë herë është Mocone i cili provon në hyrje të zones. Sfera përfundon në duart e Moçkës i cili kontrollon gjithçka.

50’ Në goditje nga këndi, Janku kërcen dhe gjuan me kokë, por shkakton faull ndaj mbrojtësve.

49’ Menjëherë rrezikshëm Bylis. Kundërzbritje e shpejtë e Ndrecës në të majtë, kalon Moçkën me goditjen e tij por mbrojtësit devijojnë topin para se të kalojë vijën e portës.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Flamurtari pasi Muçollari i dëmtuar i lë vendin në fushë Balilajt.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë.

45’+1’ Moçka bën heroin. Pas një kundërsulmi të Bylisit, Ndreca shfaqet i vetëm para tij. Gardiani i kuqezinjve me këmbë largon sferën nga trajektorja e kuadratit duke shmangur rrezikun.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

44’ Mundësi e shkëlqyer për Bylisin pas një pasimi në zonë për Moconen, por sulmuesi nuk arrin të gjuajë, sepse sfera largohet nga Aliaj.

38’ Ribaj provon nga jashtë zonës, por këtë radhë gjen gati Hidin.

36’ GOOOL Flamurtari, shënon Hoxhaj.

32’ GOOOL Bylis, shënon Malçi.

31’ Përgjigjet Bylisi shumë shpejt me Peposhin i cili harkon nga e majta për Moconën, por goditja e sulmuesit me kokë përfundon jashtë katërkëndorit.

29’ Top i harkuar nga një goditje dënimi nga e majta në shtyllën e dytë në zonën e Bylsit, Haruni me kokë nuk arrin të devijojë para portës së Hidit me sferën që shuhet në fundore.

19’ Ndreca provon nga distance të majtën e tij, duke u përpjekur të gjejë të papërgatitur Moçkën por nuk i afrohet kuadratit të portierit vlonjat.

12’ Rasti i parë i rrezikshëm i ndeshjes i përket Bylisit i cili rrezikon pas një goditje këndi. Topi mbetet në zonën vlonjate dhe në fund Ntepe nuk arrin ta kthejë në rrjetë.

6’ Fillim i ngadaltë i ndeshjes me skuadrat që nuk gjejnë hapësira për të thumbuar portat kundërshtare. Presing i lartë i vlonjatëve që duken më agresivë në këto minuta të parë.

1’ Nis takimi me shkelmimin e parë nga qendra të skuadrës së Flamurtarit.