sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Përmbysje drithëruese, Teuta shkon në finalen e Kupës   

Teuta është finalistja e Kupës së Shqipërisë përsëri pas 13 vitesh. Skuadra durrsake ka prerë biletën e saj me një përmbysje emocionuese ndaj Kukësit, duke kthyer fatin e një kualifikimi që dukej i mbyllur.

Ne një ndeshje shumë të luftuar Kukësi krijoi raste dhe iu afrua më shumë golit duke goditur edhe shtyllën me Abazajn. Avantazhi do të vinte vetëm në fillimin e pjesës së dytë falë Rrocës, nbërsa pak çaste me vonë Musta shpërdoroi mundësinë e 2-0.

Martini peshkoi zëvendësimin e duhur, pasi aktivizimi i Kapllanit rezultoi i goditur, meqë sulmuesi shënoi golin e barazimit pak çaste pasi hyri në fushë. Goli u shoqërua me polemika pasi gjatë aksionit Çyrbja kishte bërë një faull të dukshëm. Ky gol i dha krahë durrsakëve të cilët sulmuan dhe gjetën edhe golin e fitores 2-1 me Hoxhën, ndërsa Kukësi provoi më kot të gjente rrjetën në minutat e fundit, duke parë thjesht nga afër në fund festën durrsake për arritjen e një objektivi prestigjioz.

TEUTA-KUKËSI 2-1
73′ Kapllani, 83′ Hoxha / 49′ Rroca

TEUTA: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Beqja, Aleksi (70′ Kapllani), Avdyli (61′ Çyrbja), Kallaku (89’ Hrejliç), E.Vila, L.Vila, Hebaj (61′ Gruda).
Trajner: Edi Martini

KUKËSI: Xhika, Maliqi, Lulaj, Krasniqi, Kotobelli (46′ Musta), Musolli, Limaj, Rroca (80′ Teqja), Et’hemi, Abazaj, Kuper (76′ Gavazaj).
Trajner: Orges Shehi

KV: Hoxha / Kuper, Et’hemi, Maliqi

GJYQTAR: Kreshnik Barjamaj

MINUTË PAS MINUTE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-1 të Teutës që shkon në finalen e Kupës së Shqipërisë.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

88’ Kukësi shtyn drejt portës vendase duke kërkuar me harkime drejt zonës që të gjejë devijimin e duhur për të shënuar në portën e Teutës.

83’ GOOOL Teuta, shënon Hoxha.

73’ GOOOL Teuta, shënon Kapllani. Lojtari i sapofutur në lojë shënon me një goditje të bukur nga jashtë zonës por kuksianët protestojnë pasi në fillimin e aksionit ka një faull të dukshëm të Çyrbjes ndaj Krasniqit.

69’ Kukësi kërkon penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë nga Aleksi, gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

62’ Lëvizje e dyfishtë te Teuta të cilës i duhen dy gola. Çyrbja dhe Gruda zënë vendin e Avdylit dhe Hebajt.

51’ Musta i vjedh topin mbrojtësit kundërshtar dhe gjuan drejt portës, Frashëri shpëton katërkëndorin e tij nga goli që do të mbyllte ndeshjen.

49’ GOOOL Kukësi, shënon Rroca.

47’ Menjëherë rrezikshëm Teuta që shënon me L. Vilën, por goli anullohet për pozicion jashtë loje.

46’ Fillon më zevendësim pjesa e dytë, pasi Musta i zë vendin në fushë Kotobellit.

45’+1’ Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola.

45’ Jepet një minutë shtesë.

40’ Goditje dënimi nga e majta, topi harkohet në zonë ku Vila godet me kokë por nuk gjen portën e Xhikës.

32’ Kundërpërgjigjet Kukësi me një depërtim të Abazajt i cili gjuan në ecje e sipër, pa gjetur katërkëndorin e Frashërit.

29’ Rrezikon përsëri Teuta me Kallakun i cili pason saktësisht për Hebajn por sulmuesi nuk arrin të gjuajë në portë.

26’ Goditje dënimi e rrezikshme e Kukësit në krahun e majtë me Rrocën që harkon në zonën e vogël ku Lulaj e Kuper mundohen ta devijojnë topin në rrjetë, por sinjalizohen në pozicion jashtë loje.

20’ Kallaku gjen hapësirën për të provuar një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera ndalet direkt në duart e sigurta të Xhikës.

16’ Krosim nga e majta i Kotobellit, Kuper nuk gjen kontaktin me topin që shkon te Abazaj i cili gjuan në portë por shtylla i mohon gëzimin e golit

12’ Dy aksone individuale të Et’hemit në krahun e majtë, mesfushori krijon hapësirë për Kotobellin I cili kroson në zonë por duke dërguar topin në duart e Frashërit.

7’ Top shumë interesant i Todorovskit nga e djathta drejt Hebajt, Krasniqi largon në momentin vendimtar.

2’ Zbret rrezikshëm menjëherë Teuta në krahun e djathtë me E. Vilën i cili gjuan para Xhikës por shumë fort dhe sfera nuk gjen katërkëndorin.

1’ Nis ndeshja në “Niko Dovana”.