sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

VIDEO / Një supergafë në shtesë shpëton Milanin nga turpi, Verona e shqiptarëve në luftë për Europën

Milani vazhdon të tregojë se nuk ka gjetur ende qëndrueshmërinë në lojë dhe rezultate e kjo është arsyeja pse kuqezinjtë vazhdojnë të mos kenë të sigurt praninë në Europë në edicionin e ardhshëm. Sot skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli ka barazuar 2-2 ndaj SPAL, por ka evituar turpin në fund vetëm falë një gafe të rëndë të kundërshtarëve.

Në ndeshjen në qytetin e Ferraras, Milani e pa veten shumë shpejt në ndjekje, pasi vendasit shënuan dy her ëme anë të Valori e Flokari, të cilët ndëshkuan mbrojtjen e përgjumur të kuqezinjve. Por këta të fundit provuan që të ndryshonin diçka në pjesën e dytë dhe thyen mbrojtjen kundërshtare në minute e 79 me Rafael Leaon. Për të shpëtuar nga turpi, u desh një autogol i Vikarit në minutën e fundit shtesë të sfidës, pas një supergafe të mbrojtësit që gjuajti në portë e gardianit Letica që kishte zëvendësuar Berishën e dëmtuar, i cili nuk arriti të ndalte gjuajtjen drejt portës së tij.

Ndërkohë, Verona konfirmohet si një nga skuadrat më të mira të këtij sezoni në Serinë A. Ekipi i Rrahmanit dhe Kumbulles, me këtë të dytin pushim për shkak pezullimi nga kartonët, ka mundur 3-2 Parmën e Dermakut, i cili ndoqi ndeshjen nga stoli. Një fitore e cila ngjit Veronën me pikë të barabarta me Milanin në vendin e 7 dhe e bën nië prej pretendenteve për të siguruar vendin në Europë në sezonin e ardhshëm. /vipsport.al/

Rezultatet
SPAL-Milan 2-2
13’ Valoti, 30’ Flokari / 79′ Rafael Leao, 90’+4’ (ag) Vikari

Verona-Parma 3-2
45’ (p) Di Karmine, 54’ Zakanji, 81’ Pesina / 14′ Kulusevski, 64’ Galiolo

Leçe-Sampdoria 1-2
50’ (p) Mankosu / 40’ (p), 75’ (p) Ramirez

Fiorentina-Sasuolo 1-3
90’ Kutrone / 24′ (p), 35’ Defrel, 61′ Muldur